Burimet Njerëzore janë ndër asetet më të vlefshme të kompanisë sonë, e cila ia dedikon suksesin e vazhdueshëm menaxhimit, eksperiencës së stafit dhe praktikës në punë. Angazhimi dhe rezultatet e punës së deritanishme kanë krijuar bazën e një sistemi të qendrueshëm.

Të udhehiqemi nga të njëjtat parime dhe të kemi të njëjtat qëllime, për të krijuar dhe punuar për atë që është familja jone e madhe LIM-EM, është motoja jonë.

LIM-EM investon në staf të kualifikuar si: inxhinierë, arkitektë, financierë, juristë, menaxher, marketing dhe shitje, teknikë dhe specialistë në fushat përkatëse. 


Me sisteme bashkëkohore motivimi kompania inkurajon punonjësit për të përmirësuar praktikat dhe performancën e tyre në punë duke dhënë më të mirën nga vetja dhe patjetër duke përmirësuar pikat e dobëta në funksion të rritjes së tyre profesionale si dhe të kontributit pozitiv në kompani. 

Duke u bërë pjesë e eksperiencës LIM-EM, ne ju ndihmojmë të rriteni profesionalisht duke ju dhënë hapsirat tuaja për të krijuar dhe shfrytëzuar kapacitetin dhe talentin. 

Ndër vlerat e shtuara të kompanisë është edhe krijimi i një ambienti pune pozitiv, komunikim konstruktiv, ku punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe të respektuar për punën që kryejnë.

Për të rritur bashkëpunimin frytdhënës mes njeri tjetrit, për të nxitur konceptin grupit dhe për të përforcuar gjithnjë e më tepër konceptin e familjes LIM- EM, kompania organizon aktivitete të ndryshme.

Si burimi ynë më i rëndësishëm ju ndihmojmë të promovoheni duke u bërë kontribues në rritjen tuaj profesionale dhe në brendësimin e vlerave më të mira të mjedisit të punës.

Bashkohu me LIM- EM për një përvojë pune ndryshe.....

Ne besojmë në forcën, energjinë dhe talentin tuaj....

Goto Top