Në ditët e sotme është gjithnjë e më e vështirë të imagjinohet se mund të punohet përgjithmonë për një punëdhënës. Megjithatë, kompania LIM - EM është e interesuar të bashkëpunojë me ju për një kohë të gjatë.

Dëshirojmë t'ju ofrojmë mjedisin më të mirë të punës, me ekipin më të kualifikuar, punë sfiduese dhe vleresim maksimal. LIM-EM i ofron punonjësve të saj, mundësinë për t' u zhvilluar individualisht përmes grupit. Përmes trajnimit në vendin e punës dhe trajnimeve të tjera, deshirojmë të forcojmë më tej aftësitë, njohuritë dhe eksperiencën e çdo punonjësi. Këto arritje shërbejnë njëkohësisht në rritjen e integritetit personal të punonjesit dhe të kompanisë.

Me një sistem eficent Vleresimi dhe Motivimi kujdesemi të promovojmë punonjësit më të spikatur.

PER NJE APLIKIM TE SUKSESSHEM 

Sapo të keni vendosur për të aplikuar pranë LIM-EM ju këshillojmë të ndiqni hapat e mëposhtëm ose aplikoni sipas formatit online për t'u paraqitur sa më dinjitoz si dhe për të rritur shanset tuaja në përzgjedhje:

• Minimizoni aplikimin tuaj në 1-3 faqe
• Emëroni aplikimin tuaj në emër (hapësirë) mbiemër (hapësirë) CV
• Minimizoni listimin e hobeve tuaja personale
• Përshtasni CV-në tuaj me vendin vakant të punës (pozicionin per të cilin po aplikoni)
• Bashkangjisni Letër Motivimi ose shkruani pozicionin për të cilin aplikoni

Pas marrjes së aplikimit tuaj, Departamenti i Burimeve Njerëzore kryen selektimin përkatës. Vetëm CV-të e përzgjedhura kontaktohen për një takim interviste. Proçesi i intervistës kalon në disa faza në varësi të pozicionit, ku përveç intervistimit, mund te ketë edhe një fazë testimi me shkrim.

Goto Top