Impianti i Prodhimit dhe Përpunimit të Inerteve  - Standardi në ndërtim

LIM-EM, kujdeset që të ofrojë maksimumin në cdo nismë të ndërmarrë. Një ndër to është dhe impianti i prodhimit dhe përpunimit të inerteve. I pozicionuar në Tiranë, pranë Liqenit të Bovillës, impianti ka filluar aktivitetin në vitin 1999. Qëllimi kryesor ishte shfrytëzimi i prodhimit për përmbushjen e kërkesave për këto produkte në kantieret e kompanisë dhe tregtimin e tyre.

Që nga fillimi i operimit, Impianti i prodhimit dhe përpunimit të Inerteve LIM-EM ka luajtur një rol te rëndësishëm në furnizimin me agregate me cilësi të lartë. Investimet e kryera nga kompania ndër vite për këtë impiant synonin të realizonin rritjen e prodhimit dhe cilësinë e produkteve të ofruara.

Aktualisht ajo krenohet me rezervat mijëra tonëshe me material të fraksionuar ne madhësi të ndryshme, ndërsa prodhimi vjetor i llogaritur është rreth 250,000 m³. Vec permbushjesh më së miri të kërkesave për materiale cilësore në të gjithë kantieret e saj, kompania renditet dhe ndër kompanitë kryesore të tregtimit të inerteve, për shkak të cilësisë së lartë të produkteve të ofruara dhe pozicionit të favorshëm të kësaj të fundit (afërsia me qytetin e Tiranës dhe Durrësit).

Goto Top