photo

"LUXOR 1" – Godinë banimi dhe shërbimi, në Rrugën "Tefta T. Koço"

Objekti do të pozicionohet shumë pranë zonës së Pazarit të Ri, në rrugën “Tefta Tashko Koço”. Duke qenë i pozicionuar shumë pranë qendrës së Kryeqytetit, ky objekt ofron facilitete për banorët e saj. Ndryshe nga objektet dhe ndërtimet në këtë zonë, objekti ynë ka të gërshetuar më së miri arkitekturën bashkëkohore dhe atë moderne.
photo

"MOXART" – Godinë polifunksionale në Bulevardin "Zogu i I"

Me vendndodhje në zemër të Tiranës, ky ndërtim dallon për nga projekti ambicioz, cilësia superiore e materialeve, kushtet ideale të sigurisë dhe të banimit. Pozicioni në kryqëzimin e bulevardit "Zogu i Parë" me rrugën "Dervish Hatixhe" ofron akses të menjëhershëm në Unazë, bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke ofruar të ardhmen në kualitetin më të lartë. Ky ndërtim me arkitekturë neo-klasike përshtatet më së miri me ruajtjen e vlerave dhe linjat arkitektonike qytetare të Tiranës.
photo

"LIBURNIA" – Godinë banimi dhe shërbimi në qendër të qytetit të Durrësit

Pas finalizimit të objektit në rrugën “Maliq Muço”, kompania LIM-EM, starton në vitin 2011, ndërtimin e një tjetër objekti në këtë qytet. I pozicionuar në një prej zonave më të këndshme të qytetit të Durrësit, në pjesën e shëtitores “Taulantia”, e njohur si Vollga, shumë pak metra larg detit Adriatik, projekti përbëhet nga 6 kate dhe 1 kat nëntokë (hapësire parkimi), i ndarë në dy seksione banimi dhe shërbimi.
photo

"BELLE VIEW" – Kompleks rezidencial pranë Liqenit të Tiranës

Është një kompleks modern banimi dhe shërbimi. I ndërtuar pranë Liqenit të Tiranës në mes të kodrave të gjelbëruara dhe me një pamje fantastike të liqenit, ky kompleks ofron një vend të qetë dhe me ajër të pastër, perfekt për shtëpinë tuaj. Hapësira të ndriçuara, të bollshme dhe standarte të larta në ndërtim.
Goto Top