"LUXOR 1" – Godinë banimi dhe shërbimi, në Rrugën "Tefta T. Koço"

Ndërtimi i këtij objekti luksoz ka filluar në këtë pozicion të shkëlqyer për banim, që ofron karakteristikat e një ndërtimi superior, modern në një nga zonat më të mira të Tiranës, e vendosur:

  • 150 m nga sheshi "Avni Rustemi" (Pazari i Ri)
  • 50 m nga shkolla "Ismail Qemali"
  • 150 m nga Unaza e Qytetit


Ndërtimi i vetëm me 9 kate, i kësaj zone të qetë e të sigurtë për banim, ofron apartamente si më poshtë:

  • 3+1
  • 2+1
  • 1+1
  • Dyqane nga 30 - 150 m2
  • Garazhe

Veçoritë:

Fasada. Ndër elementet teknikë dhe estetitikë të projekteve është fasada. Objekti ynë do të ketë fasadë të ventiluar, e cila konturon perimetrin e objektit me një shtresë të dyfishtë, e cila e mbron atë nga faktorët klimaterikë. Aplikimi i kësaj metode synon të reduktojë në maksimum shpenzimet për ruajtjen e temperaturës konstante në ambient, duke kursyer ndjeshëm faturat tuaja të energjisë elektrike. Gjithashtu, kjo veshje mbron muret nga lagështia që vjen prej ndryshimit të kushteve klimaterike. Në këtë mënyrë ju do të keni një shtëpi pa lagështirë, të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë, me shpenzime minimale.

Muret ndarës dhe ndarjet ndërmjet kateve, do të përmbushin të gjithë kushtet e termoizolimit dhe të izolimit. Muret ndarës, në hapësirat e apartamenteve, janë projektuar në mënyrë të tillë, për të krijuar facilitet në riorganizimin që ju doni të bëni për apartamentin tuaj. 
Instalimet elektrike do të përmbushin kushtet e instalimeve më bashkëkohore. Projekti elektrik është sipas të gjitha standarteve për ndriçimin, energjinë, linjat e telefonisë, internetit, antenave televizive etj. Materialet e instaluara janë të çertifkuara dhe sigurojnë jetëgjatësi maksimale. Njëhkohësisht realizohet edhe konsulenca e nevojshme me klientin për kërkesa apo ndryshime të mundshme.

Sistemi hidraulik dhe pajisjet hidrosanitare. Instalimet janë me sistem kolektor, duke mundësuar furnizim në mënyrë të pavarur për çdo pajisje. Jemi kujdesur veçanërisht për projektimin e nyjeve sanitare, per t'iu dhënë atyre dritë, ajër dhe hapësirë në mënyrë që mirëqënia juaj të jetë maksimale. Pajisjet hidrosanitare do të jenë porcelan i cilësisë së lartë.

Sistemet e aspirimit do të jenë me sisteme qendrore të kondicionuara. 

Për më shumë informacion na kontaktoni në: tel. +355 42378878 / mob. +355 69 600 3003.

NË SHITJE

Apartament 3+1, Liburnia, Sip:125.3m2.

Ky ndërtim madhështor është pjesë integrale e investimit të kompanisë sonë në përmirësimin e imazhit dhe modernizimin...

Apartament 2+1, Luxor 2, Sip:104m2

LIM-EM, pas realizimit me sukses të objekteve Belleview, Liburnia, vijon së fundmi me projektin për qendrën më të re ...

Apartament 2+1, Belleview 1, Sip:99m2

Belleview është një kompleks modern banimi dhe shërbimi. I ndërtuar pranë Liqenit të Tiranës në mes të kodrave ...

Çfarë thonë klientët për ne?

Shtëpia e blerë tek LIM-EM, në kompleksin Belle View më ka ofruar komfortin, çmimin dhe afërsinë me natyrën që kisha ëndërruar, një shtëpi në Tiranë dhe larg zhurmës së Tiranës.
Viktor Zhusti
Viktor Zhusti
Aktor
Cilësia e punimeve, integriteti dhe besueshmëria e LIM-EM në fushën e ndërtimit dhe mbi të gjitha respektimi i afateve, më bindën që të blej tek LIM-EM.
Erisa Zyka
Erisa Zyka
Gazetare
Vendosa të blej tek LIM-EM, pasi ndërtimi i tyre më ofron siguri, qetësi, ajër të pastër dhe një pamje të mrekullueshme mbi Tiranën.
Eranda Libohova
Eranda Libohova
Këngëtare
Goto Top