Kënd lojrash pranë Rrugës “Dritan Hoxha” (Ish-Uzina Tirana)

Duke shfrytëzuar çdo burim tonin ne sjellim produktin më të mirë për tu rritur vazhdimisht në një treg konkurues. Investojmë në komunitetin përreth me përgjegjshmëri të plotë duke rritur besimin dhe bashkëpunimin me klientin dhe bashkëpunëtorët.

Rivitalizimi bashkëkohor i blloqeve mes pallateve dhe hapësirave publike urbane është në thelbin e punës sonë të përditëshme.

Sjellim pranë jush propozimin tonë për investimin dhe ndërtimin e një këndi lojrash pranë Rrugës “Dritan Hoxha”, Lagjia Laprakë, Tiranë. Është përzgjedhur kjo zonë ndërmjet godinës ProCredit Bank dhe Shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, sepse frekuentohet si nga fëmijët e godinave përreth ashtu dhe nga fëmijët e shkollës dhe ka akses të drejtpërdrejtë nga çdo grupmoshë, është zonë ndërmjet pallateve dhe nuk ka dalje direkte në rrugë kryesore, gjë që rrit sigurinë e fëmijëve, por dhe ka afërsi me rrjetin rrugor në çdo rast emergjence dhe ndihme të shpejtë. Ky kënd lojrash, me një sipërfaqe rreth 90 m2, do të ofrojë argëtim për çdo grupmoshë fëmijësh. Këndi i lojrave për fëmijë është propozuar të jetë një ambient me një lodër komplese të përbërë nga disa elemente si:

 

  • Kolovajse
  • Rrëshqitëse
  • Shkallë ngjitëse prej druri dhe litari
  • Mur alpin për ngjitje
  • Pishinë rëre për të luajtur fëmijët e grup-moshës 1- 3 vjeç
  • Biçikletë lëkundëse
  • Rrotulluese

 

Të gjitha këto lojra do jenë të vendosura mbi një tapet të gjelbër të gomuar i cili luan rolin e një dyshemeje antitraume për të minimizuar rrezikun e rrëzimit të fëmijëve, është i butë, me ngjyrë, ka funksion drenazhues, është i pastër dhe rezistent.

Ambienti do jetë i rrethuar me gardh druri, i shoqëruar me bimësi të gjelbër relativisht të ulët dhe stola druri për ti dhënë mundësine prindërve të shoqërojnë nga afër fëmijët e tyre.

NË SHITJE

Apartament 3+1, Liburnia, Sip:125.3m2.

Ky ndërtim madhështor është pjesë integrale e investimit të kompanisë sonë në përmirësimin e imazhit dhe modernizimin...

Apartament 2+1, Luxor 2, Sip:104m2

LIM-EM, pas realizimit me sukses të objekteve Belleview, Liburnia, vijon së fundmi me projektin për qendrën më të re ...

Apartament 2+1, Belleview 1, Sip:99m2

Belleview është një kompleks modern banimi dhe shërbimi. I ndërtuar pranë Liqenit të Tiranës në mes të kodrave ...

Çfarë thonë klientët për ne?

Shtëpia e blerë tek LIM-EM, në kompleksin Belle View më ka ofruar komfortin, çmimin dhe afërsinë me natyrën që kisha ëndërruar, një shtëpi në Tiranë dhe larg zhurmës së Tiranës.
Viktor Zhusti
Viktor Zhusti
Aktor
Cilësia e punimeve, integriteti dhe besueshmëria e LIM-EM në fushën e ndërtimit dhe mbi të gjitha respektimi i afateve, më bindën që të blej tek LIM-EM.
Erisa Zyka
Erisa Zyka
Gazetare
Vendosa të blej tek LIM-EM, pasi ndërtimi i tyre më ofron siguri, qetësi, ajër të pastër dhe një pamje të mrekullueshme mbi Tiranën.
Eranda Libohova
Eranda Libohova
Këngëtare
Goto Top