Ne jemi LIM-EM

Shoqëria “LIM-EM” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.

Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi  15 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.

Aktivitetet tona fokusohen në ndërtimin urban, tregtar dhe industrial deri tek prodhimi i materialeve inerte. 

CILËSI, SHPEJTËSI, KORREKTËSI

Për ne mbeten tiparet dalluese, kundrejt konkurentëve tanë. Progresi i vazhdueshëm në zgjerimin dhe forcimin e rrjetit të shitjeve, premisat e reja, projektet në zhvillim dhe ato të parashikuara, sigurojnë një motivim të mjaftueshëm për të gjithë stafin menaxherial dhe operacional të shoqërisë.

Ne jemi projektues, ndërtues, investitorë, sipërmarrës, kontraktues dhe punojmë për një sërë projektesh për pasuritë e paluajtshme. Jemi fokusuar në projekte funksionale: Rezidenca banimi, Rezidenca turistike, Komplekse industrial, por edhe projekte multifunksionale si qendrat tregtare, etj.

Çelësi i suksesit tonë qëndron në bashkëpunimin me specialistët më të mirë, të cilët i bëjmë pjesë të stafit tonë, vizonit të qartë, teknologjisë së avancuar dhe marrëdhenies së besimit të krijuar me klientin.

Tashmë me një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e ndërtimit dhe prodhimit të lëndës së parë, LIM-EM numëron sot dhjetra projekte të suksesshme. Zanafilla e kësaj performance gjithnjë e në rritje qëndron në vitin 1999, kur dhe kjo kompani starton me Impiantin e saj në prodhimin e inerteve dhe materialeve të ndërtimit.

Vizioni Ynë
Vizioni i LIM-EM është një rritje e vazhdueshme në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar duke ofruar standard, me një gamë të gjerë produktesh dhe projektesh të cilat karakterizohen nga fleksibiliteti, siguria dhe cilësia.

Misioni i LIM-EM
Duke shfrytëzuar çdo burim tonin ne sjellim produktin më të mirë për t'u rritur vazhdimisht në një treg konkurues. Investojmë në komunitetin përreth me përgjegjshmëri të plotë duke rritur besimin dhe bashkëpunimin me klientin dhe bashkëpunëtorët.

Punonjësit janë investimi më i madh për ne
Përkushtimi, talenti, njohuritë dhe eksperienca e tyre, na mundësojnë të japim rezultate të larta në çdo projekt që ne zhvillojmë. Ata janë të kualifikuar profesionalisht dhe kanë eksperiencë të gjërë në Shqipëri ashtu si edhe jashtë saj. Secili prej tyre ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm, në sajë të punës në grup, profesionalizmit dhe prirjes për të eksploruar dhe realizuar më të mirën.

LIM-EM, vlerëson rëndësinë dhe domosdoshmërinë e Përgjegjësisë Sociale jo vetëm në teori. Kompania jonë është gjithmonë në përpjekje për të përmbushur rolin e saj në këtë drejtim, përmes operimit me përgjegjësinë më të lartë: duke suportuar klientët në çdo hap dhe duke u dhënë zgjidhje problemeve, duke forcuar raportet me të gjithë rrethin e bashkëpunëtorëve që operojnë në të njejtën industri dhe mbi të gjitha, duke përmirësuar cilësinë e jetës në komunitetin ku jetojmë dhe punojmë.

NË SHITJE

Apartament 3+1, Liburnia, Sip:125.3m2.

Ky ndërtim madhështor është pjesë integrale e investimit të kompanisë sonë në përmirësimin e imazhit dhe modernizimin...

Apartament 2+1, Luxor 2, Sip:104m2

LIM-EM, pas realizimit me sukses të objekteve Belleview, Liburnia, vijon së fundmi me projektin për qendrën më të re ...

Apartament 2+1, Belleview 1, Sip:99m2

Belleview është një kompleks modern banimi dhe shërbimi. I ndërtuar pranë Liqenit të Tiranës në mes të kodrave ...

Apartament 1+1, Luxor 1, Sip: 65.8m2

Ndërtimi i këtij objekti luksoz ka filluar në këtë pozicion të shkëlqyer për banim, që ofron karakteristikat e një nd...

Goto Top