Tashmë me një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e ndërtimit dhe te prodhimit të lëndës së parë, LIM-EM numëron sot dhjetra projekte të suksesshme. Zanafilla e kësaj performance gjithnjë e në rritje qëndron në vitin 1999, kur dhe kjo kompani starton me Impiantin e saj në prodhimin e inerteve dhe materialeve të ndërtimit.

Pas ndërtimeve rezidenciale të banimit në Tiranë, Durrës e qytete të tjera të Shqipërisë, që prej 2001, kompania pason me projekte të ndryshme infrastrukturore, industriale, energjitike, duke shtruar një rrugë të sigurtë drejt një pozicioni lidershipi në tregun shqiptar.

Ambicja dhe performanca e LIM-EM në fushën e ndërtimit, perveç se e radhisin kompaninë ndër të parat në Shqipëri, janë vlerësuar me çmimin "Ylli i Artë" në Konventën e 16-të Ndërkombëtare “Për Lidership në Cilësi”, në vitin 2012, në Paris.

Puna jonë, këmbëngulëse dhe cilësore, ka transmetuar besim tek klientët dhe partnerët tanë, duke vendosur standarte të reja dhe konkuruese në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.

Goto Top