VLERAT TONA

Jemi në përmirësim të vazhdueshëm

Kompania jonë mëson çdo ditë nga eksperienca dhe risitë. Synojmë të përmirësohemi çdo herë për të bërë më të mirën.

Korrektësia dhe Besimi

Marrëdhenia e besimit me çdo klient, furnitor apo bashkëpunëtor tonin është themeli i punës. Jemi korrekt me ju çdo herë dhe rritemi bashkë me besimin tuaj.

Vlera më e madhe e jona është Stafi

Ne i besojmë një stafi të ri, energjik, me vullnet dhe dinamik. Ndërtojmë të ardhmen me ta dhe për ata.

Punojmë të gjithë për një qëllim

Stafi është një familje e madhe ku çdo njeri kujdeset të jap më të mirën e tij. Bashkëpunëtorët janë në thelb të punës tonë të sukseshme dhe kanë mbështjetje. Furnitorët inkurajohen në marrëdhenie sa më të ndershme. Puna më e mirë bëhet në grup...

Cilësia e ofruar në shërbime dhe në produkte

Të jemi cilësorë ka qenë vlera më e rëndësishme që në fillimet tona. Ju sjellim atë çfare tregut i mungon.

Investimi afatgjatë

Për ne nuk është i rëndësishëm vetëm fitimi ynë. Ne kujdesemi të krijojmë komunitet të përzgjedhur, të ndërtojmë me cilësi dhe projektet tona të jenë jetëgjata. Në thelb çdo tullë e vënë nga ne është investim për shoqërinë.

Transparenca dhe siguria

Ne jemi transparent në çdo hap të punës tonë. Jemi me letra të hapura për secilin nga ju pasi për ne është me rëndësi shumë të madhe të ofrojmë siguri për ju. 

 

PERGJEGJESIA SOCIALE

LIM-EM, vlerëson rëndësinë dhe domosdoshmërinë e Përgjegjësisë Sociale jo vetëm në teori. Kompania jonë është gjithmonë në përpjekje për të përmbushur rolin e saj në këtë drejtim, përmes operimit me përgjegjësinë më të lartë: duke suportuar klientët në çdo hap dhe duke u dhënë zgjidhje problemeve, duke forcuar raportet me të gjithë rrethin e bashkëpunëtorëve që operojnë në të njejtën industri dhe mbi të gjitha, duke përmirësuar cilësinë e jetës në komunitetin ku jetojmë dhe punojmë.

LIM – EM dhe kompanitë e tjera të Grupit sigurojnë produkte dhe shërbime të një cilësie të lartë gjatë zhvillimit të biznesit, duke krijuar mundësi stimuluese për konsumatorin, bashkëpunëtorët, si edhe komunitetin. 

Në fokusin tonë është komuniteti: ofrojmë një ambjent komod dhe bashkëkohor,  stimulojmë punonjësit të ofrojnë rezultate të shkëlqyera, kujdesemi për garantimin e kushteve të sigurisë së lartë në punë. Përmes programeve dhe nismave të ndërmarra synojmë përfshirjen e komunitetit në aktivitetet e organizuara, në segmente të ndryshme të jetës sociale.

Goto Top